Botaneutrale

Zelensky takon prodhuesin e raketave Patriot dhe Tomahawk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se është takuar me përfaqësues të kompanisë amerikane që prodhon raketat Patriot dhe Tomahawk. Kievi synon të sigurojë këto armë për t’u mbrojtur nga pushtimi rus.

Zelensky theksoi se këto raketa do t’i japin Ukrainës aftësi veprimi me rreze të gjatë.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Diskutuam mbi kapacitetet prodhuese të kompanisë Raytheon, mënyra të mundshme bashkëpunimi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe aftësitë e saj me rreze të gjatë veprimi, si dhe mundësinë e një prodhimi të përbashkët ukrainaso-amerikan.”

Ky takim u zhvillua pak orë para takimit të tretë të Zelensky me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.