Enj. Nën 22nd, 2018

Zero gatishmëri për të sakrifikuar Sandër Lleshajn dhe Reformën në Drejtësi

TIRANË, 8 nëntor. – Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përballë analistëve dhe gazetarëve në emisionin “Real Story”, theksoi se nuk do të heqë dorë as nga dekretimi i gjeneral Sandër Lleshajt, as nga Reforma në Drejtësi.

I pyetur nga analistët për gatishmërinë e Kryeministrit për të sakrifikuar Sandër Lleshajn, Kreu i Qeverisë e rrëzoi në mënyrë absolute këtë alternativë.

“Unë kam respekt për inteligjencën e Ilir Metës dhe prandaj them që është një situatë kur gjithçka mund të kapërcehet dhe mjafton që të jemi konstruktivë dhe të shohim përpara.

Jam zero i gatshëm për të sakrifikuar Sandër Lleshajn dhe jam zero i gatshëm për të sakrifikuar Reformën në Drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet Reforma në Drejtësi, Vitore Tusha ka 100% mbështetjen time, nuk e di për pjesën tjetër të grupit. Reforma në Drejtësi nuk sakrifikohet dhe nuk dua kurrë që ta mendoj që Presidenti e ka përdorur Vitore Tushën për të penguar Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi nuk e do opozita, por Presidenti besoj se nuk është kundër kësaj reforme.

Kreu i qeverisë vijoj më tej duke shtuar se, “ne do ta çojmë nesër dekretin dhe do të presim që brenda 7 ditëve Presidenti të krijojë bindjen dhe kam besimin se Presidenti do ta krijojë atë. Ashtu sikundër kam besim që Meta nuk do t’ja vendosë vetes njollën më të zezë që asnjë president, shumë më të këqinj se ai nuk ja kanë vënë vetes”, – theksoi Rama. /e.caushi/

Kategori