Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Nis mbledhja në KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor.
Për të marrë drejtimin e SPAK janë katër kandidatura:
- Prokurori Adnan Xholi
- Prokurorja Doloreza Musabelliu
- Prokurori Klodjan Braho
- Prokurori Elvin Gokaj
Anëtarët e KLP-së do të vendosin pas prezantimit të platformave të secilit kandidat.
