Zgjedhja e kreut të SPAK: KLP me mbështetjen e ambasadorëve

Zgjedhja e kreut të SPAK: Ambasadorët Gonzato dhe Van Horn mbërrijnë në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë sot kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Procesi do të përcaktojë drejtuesin e ri për një periudhë trevjeçare.

Në ambientet e KLP-së kanë mbërritur ekipet ndërkombëtare që do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në këtë procedurë. Të pranishëm janë ambasadori Silvio Gonzato, Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy Van Horn, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, si dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.

Scroll to Top