Zgjedhjet në Kosovë: Përfundon numërimi i votave me postë, LVV kryeson me 72.62%
Mbrëmjen e së mërkurës ka përfunduar tërësisht numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 28 dhjetor. Sipas të dhënave të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 72.62% të votave.
Pas LVV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vijon me 10.27%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 9.14%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3.93%.
Rezultatet e përmbledhura tregojnë se LVV ka fituar 51.01% të votave, duke siguruar 57 ulëse në legjislaturën e 10-të. PDK është e dyta me 20.24% dhe 22 ulëse. LDK e treta me 13.26% dhe 15 ulëse, ndërsa AAK e katërta me 5.50% dhe 6 ulëse.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, duke siguruar 56 mandate në parlament, 8 më shumë se në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga numërimi i 2,557 kutive të votimit, Albin Kurti me partinë LVV mori 49.30% të votave. Pas LVV-së u rendit Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Bedri Hamza, me 21.01%, dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryetar Lumir Abdixhiku, i cili arriti të sigurojë 13.59% të votave.
