Zgjedhjet Kosovë: Vetëvendosja kryeson sipas Exit Poll dhe rezultateve paraprake

Dalen Exit Poll-et e Para për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë dhe Numërohen Votat e Para, Vetëvendosja e Kurtit Rikonfirmohet Forcë e Parë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tre televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit si forcën kryesore politike.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7% të votave, PDK-ja 22%, LDK-ja 15.6% dhe AAK-ja 5.3%. Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të marrë 44.1% të votave, PDK-ja 23.9%, LDK-ja 16.1% dhe AAK-ja 5.8%. Ndërkohë, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5% të votave, PDK-në me 23.6%, LDK-në me 15.9% dhe AAK-në me 7.2%. Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor.

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka nisur edhe procesi i numërimit të votave. Bazuar në votat e numëruara, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), LVV-ja po kryeson me 47.58% të votave. E dyta është PDK-ja me 19.21%, e ndjekur nga LDK-ja me 13.92%. Bazuar në këto të dhëna paraprake, AAK-ja ka fituar 7.74% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve paraprake:

  • Lëvizja Vetëvendosje (VV): 47.58% (96,114 Vota)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 19.21% (38,808 Vota)
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13.92% (28,115 Vota)
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.74% (15,638 Vota)
  • Lista Srpska: 3.93% – 4.51% (9,111 Vota)
  • Nisma Socialdemokrate-NISMA: 1.60% (3,236 Vota)
Scroll to Top