Zjarr në depo parfumesh në Turqi: 6 viktima

Gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë. Raportimet nga mediat turke bënë të ditur se dy kate të një ndërtese, e cila shërbente si depo dhe fabrikë parfumesh, u shkrumbuan nga flakët. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti televiziv privat turk NTV.

Scroll to Top