Zjarr në një hotel 27-katësh në Turqi, disa të plagosur
Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në Stamboll të Turqisë. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në një hotel 27-katësh në lagjen Sultangazi.
Zjarrfikësit, policia dhe personeli i ambulancës u dërguan menjëherë në vendngjarje. Turistët vendas dhe të huaj u evakuuan nga ndërtesa.
Gjatë incidentit, katër persona pësuan probleme me thithjen e tymit dhe u dërguan në spital për t’u marrë nën kujdes mjekësor. Zjarri u shua nga zjarrfikësit.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe një hetim për çështjen është duke u zhvilluar.
