Zjarr në hotel në zonën e Don Bosko në Tiranë
Një zjarr ka rënë në një hotel në zonën e “Don Bosko” në Tiranë.
Sipas Policisë së Tiranës, rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të hotelit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëseve. Policia ka evakuuar personat që ndodheshin brenda hotelit, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.