Zjarr në Memaliaj, shpërthen bombola gazi në një shtëpi
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Aristill Laskës, i cili jeton i vetëm.
Pas shpërthimit të bombolës së gazit, flakët kanë përfshirë tendën e ballkonit. Sipas raportimeve, pronari kishte vendosur ushqimin për gatim dhe ishte larguar për pak kohë nga shtëpia.
Më pas, fqinjët kanë vënë re tym të dendur që dilte nga ballkoni dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
