Një zjarr i rënë në një ndërtesë apartamentesh në Cornaredo, zonë e Milanos, ka sjellë vdekjen e tre personave. Dyzet banorë u desh të evakuoheshin nga pallati me katër kate, ndërsa tetë prej tyre u dërguan në spital për ekzaminime, pa pësuar dëmtime serioze.
Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta, por u lirua pas trajtimit mjekësor.
Viktimat janë dy prindër të moshuar, 88 dhe 85 vjeç, dhe djali i tyre 45-vjeçar. Autoritetet po hetojnë shkakun e këtij incidenti.
Forca zjarrfikëse dhe njësitë hetimore të Departamentit të Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje. Apartamenti ku ra zjarri është sekuestruar.