Zjarr masiv në një pallat pranë spitalit të Lushnjës
Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët pasi kanë parë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
