Zjarri në anijen tregtare të Odesës pas sulmit rus

Një anije tregtare mallrash është përfshirë nga flakët në portin e Odesës në Ukrainë.

Sipas mediave ndërkombëtare, anija u përfshi nga zjarri pas një sulmi rus. Forcat ajrore ukrainase raportuan sulme me raketa dhe dronë në zonë.

Anija në momentin e sulmit ndodhej në Portin e Chernomorsk, një nga tre portet kryesore në rajonin e Odesës në Detin e Zi.

Javën e kaluar, Rusia kërcënoi se do t’i “ndërpresë Ukrainës aksesin në det” në shenjë hakmarrjeje për sulmet me dronë ukrainase.

Scroll to Top