Merr flakë godina 5-katëshe në Gjirokastër
Një zjarr ka rënë sot në një apartament në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, si pasojë e punimeve me saldatrim në një shkallë metalike. Familjarët e shtetasit T.H. njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës, ndërhyrja e shpejtë e të cilëve parandaloi përhapjen e flakëve në katet e tjera të godinës 5-katëshe. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar.
