VIDEO/ Hotel në Paris përfshihet nga flakët, pranë Pallatit Elysee! Evakuohen rreth 400 persona
Një hotel në Paris është përfshirë nga flakët.
Zjarri fillimisht shpërtheu në bodrumin e Hotel Bristol dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 400 persona janë evakuuar.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 100 zjarrfikës.
Hoteli që u përfshi nga flakët, në pronësi të një kompanie gjermane, ishte pranë Pallatit Elysee.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.
Njoftim nga autoritetet: “Important, dispositif de SECOURS au 114, rue du faubourg Saint-Honoré”
