Depo përfshihet nga flakët në Londër, evakuohet një shkollë pranë
Një depo në Londër është përfshirë nga flakët. Dyshohet se brenda ndërtesës ka pasur fishekzjarrë, pasi raportohet se janë dëgjuar shpërthime të forta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë angazhuar më shumë se 150 zjarrfikës me 25 automjete për të shuar zjarrin. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, zona është mbuluar nga tymi. Zjarri ka rënë në një ndërtesë dykatëshe, ku ndodhen depo dhe një hapësirë tregtare.
Autoritetet kanë evakuuar një shkollë si dhe disa banorë që jetonin në apartamentet pranë, për të shmangur çdo rrezik.
Një incident i madh është raportuar në West London pasi zjarri në një depo në Southall po intensifikohet, me dyshime se brenda ka fishekzjarrë dhe bombola gazi.
