Zjarri shpërthen në një kullë në mes të Manhatanit
Një zjarr ka shpërthyer në çatinë e një ndërtese shumëkatëshe në qendër të Manhatanit, në zonën e Midtown. Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se zjarri filloi në një sistem kontrolli të ajrit në çatinë e ndërtesës tetëkatëshe.
Zona u mbulua nga tym i dendur, ndërsa ndërtesa u evakuua menjëherë.
Ekipet e emergjencës po punojnë në vendngjarje për të shuar zjarrin në çatinë e ndërtesës në East 43rd Street në Manhatan, pranë Grand Central.
