Zjarri te ‘5 Maji’ riaktivizohet, zjarrfikësit në aksion

Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse

Sërish është riaktivizuar zjarri në tregun e rrobave tek “5 Maj” në Tiranë. Forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur drejt zonës për të shuar flakët.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga zjarri i mbrëmshëm rezultojnë të jenë të konsiderueshme. Zjarri nisi mbrëmjen e djeshme, më datë 8 janar, dhe përfshiu rreth 50 dyqane në disa kapanone, duke sjellë dëme të mëdha materiale.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi. Dyshohet se shkaku kryesor i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë.

Scroll to Top