Mër. Jan 23rd, 2019

Zv/Sekretarja e NATO-s, Rose Gottemoeller vizitë zyrtare në Tiranë

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/-  Zv/ Sekretarja e Përgjithshëm e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Rose Gottemoeller do të vizitojë Tiranën, më 14 dhjetor 2018 (Nesër).

Gjatë vizitës në Tiranë, Gottemoeller do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në faqen zyrtare të NATO-s është publikuar dhe axhenda e vizitës së Zv/ Sekretares së Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në orën 09:30 do të jetë konferenca për media me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, ndërsa në orën 11:45 , zyrtarja e lartë e NATO-s  do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë pretendimin e disa mediave për anulim të kësaj vizite, duke theksuar se “ajo do të zhvillohet sipas programit të paracaktuar”.

Kategori