Mër. Dhj 19th, 2018

Zyrtarët e hipotekës, 5 të arrestuarit në arrest me burg

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 5 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, pasi falsifikuan dokumente dhe regjistruan prona të cilat kishin probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 5 të akuzuarit Leftjon Bardho, me detyrë ish-Drejtor në Hipotekën e Korçës, Ersild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Arif, të tre ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Korçë dhe 65-vjeçari Andrea Zallëmi janë njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas të dhënave, organi i akuzës ka kërkuar për 5 të akuzuarit lënien në fuqi të masës arrest me burg, e dhënë nga gjykata 2 ditë më parë, ndërkohë që në seancën e njohjes avokatët mbrojtës kanë kërkuar masa më të lehta sigurie, madje duke ofruar në dy raste edhe garancinë pasurore.

InfoPasqyra/tch

Kategori