15 aplikantë për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Pesëmbëdhjetë kandidatë kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Lista e plotë e aplikantëve është si më poshtë:
- Arben Shkëmbi
- Brunilda Menalla
- Edison Hoxha
- Endri Papajorgji
- Ermal Hoxha
- Ermonela Xhafa
- Fatjona Male
- Genta Tafa
- Gëzim Allaraj
- Ismail Tafani
- Lulzim Hamitaj
- Mirela Rrumbullaku
- Robert Gajda
- Sonila Bejtja
- Sonila Hysi
Mes emrave që bien në sy janë Sonila Bejtja, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, mandati i së cilës sapo ka përfunduar, si edhe Robert Gajda, Komisioneri aktual për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka vendosur të rikandidojë për një mandat të dytë.
