15-vjeçari i plagosur i del nga intubimi, gjendje pozitive

15-vjeçari, i cili u plagos me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë, ka dalë nga intubimi. Mjeku kirurg, Fitim Shini, ka konfirmuar për mediat se ka ndryshime pozitive në gjendjen e tij shëndetësore.

I riu do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm në orët e ardhshme për të vlerësuar reagimin e organizmit ndaj trajtimit.

Adoleshenti, i cili u dërgua në spital me një thikë të ngecur në zemër pas ngjarjes së ndodhur të martën, iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe luftoi për ditë të tëra për jetën.

Konflikti mes dy adoleshentëve dyshohet se ka nisur për shkak të një komenti në rrjetet sociale.

Scroll to Top