49-vjeçarja mashtroi pensionistin në internet, vodhi 10 mijë euro

Spagheti speciale me… qetësues: 49-vjeçarja mashtroi pensionistin në internet dhe i vodhi 10 mijë euro. Ai i premtoi…

Një darkë në dukje romantike, por që në prapaskenë kishte një grabitje. Kështu ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçare ka komunikuar me një 68-vjeçar nëpërmjet rrjeteve sociale. Ata u njohën dhe bisedat mes tyre u finalizuan me një takim.

49-vjeçarja i ngriti kurth burrit, duke i planifikuar një darkë në shtëpinë e tij. Ajo i tha: “Do të vij në shtëpinë tënde, do të gatuaj një pjatë që nuk e ke provuar kurrë më parë”. Por darka kishte për qëllim grabitjen.

Sipas mediave italiane, djali i 68-vjeçarit ka kuptuar ngjarjen pasi e ka gjetur të atin të hutuar në banesë dhe shtëpinë të shkatërruar. Ai ka lajmëruar policinë, e cila menjëherë nisi hetimet.

Analizat konfirmuan se në ushqim ishte përdorur një ilaç për gjumi që shkaktonte humbjen e vetëdijes. Ky ilaç ishte hedhur në gatimin me makarona.

Gruaja, pasi ka vënë në kontroll situatën, ka marrë para, sende me vlerë, dokumente dhe rreth 10 000 euro cash. Kamerat kanë kapur momentin kur gruaja është larguar e qetë nga banesa.

Pas kontrolleve në banesën e 49-vjeçares, janë gjetur paratë, ilaçet dhe sendet e 68-vjeçarit.

Scroll to Top