85-vjeçari plagoset në Himarë nga shpërthimi i një granate të fshehur nën pemë
Një 85-vjeçar është plagosur sot në lagjen “Livadhë” në Himarë, teksa po punonte tokën e tij. Sipas policisë, i moshuari ka marrë dëmtime në këmbë si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila gjendej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit paraqitet stabël dhe ai nuk është në rrezik për jetën.
Informacion paraprak nga Himara:
Sot, në lagjen “Livadhë” të Himarës, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka pësuar dëmtime në këmbë nga shpërthimi i një granate dore, e cila ishte fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë dhe nuk është në rrezik për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.