Xhelal Mziu, një orë në SPAK: Deklaratë e shkurtër pas daljes nga prokuroria
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u pyet nga mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku kishte qëndruar për rreth 1 orë e 20 minuta. Nëse paraqitja e tij lidhej me zgjedhjet, Mziu u përgjigj shkurt, duke deklaruar se bëhej fjalë për një “çështje policie”. Ai refuzoi të japë detaje të mëtejshme lidhur me paraqitjen e tij pranë prokurorisë së posaçme.
