Parashikimi i Motit Ditën e Martë: Reshje & Era

Parashikimi i motit për ditën e martë

Dita e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sidomos në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime të vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht priten edhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era herë pas here do të fitojë shpejtësi deri në 15 metra në sekondë.

Deti parashikohet me valëzime force 2-4 ballë.

Scroll to Top