Avokatët e Veliajt e shpallin atë të përndjekur politik
Dy zyra ndërkombëtare avokatie, të cilat përfaqësojnë Erion Veliajn, kanë publikuar raportin e dytë të përditësuar lidhur me çështjen ndaj tij nga SPAK.
Mbajtja në paraburgim e Veliajt cilësohet si përndjekje politike, ndërkohë që theksohet se ndaj tij po përdoren motive të “dukshme dhe të papërshtatshme politike”.
Sipas raportit, Veliaj mbahet në qeli pavarësisht se nuk paraqet rrezik arratisjeje apo pengim të hetimeve të SPAK.
Avokatët e huaj argumentojnë se paraburgimi është kthyer në pretekst për ta larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra. Ndërsa vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij përbën shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës.
Në raport vihet në pikëpyetje respektimi i procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.
