Vrasje brutale në Itali: Brazilian dyshohet vrasës i ish-së dashurës

Itali: 41-vjeçar brazilian dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën me thikë, policia e kërkon.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelnuovo Del Garda, pranë Veronës, Itali, ku një 41-vjeçar dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij, duke e goditur disa herë me thikë.

Autori i dyshuar i krimit është shtetas brazilian, i identifikuar si Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane.

Pedroso ka telefonuar karabinierët vonë mbrëmë, duke shprehur synimin për të kryer vetëvrasje. Pas disa orësh kërkimesh, trupi i viktimës u gjet në apartamentin ku ajo banonte, ndërsa arma e krimit, një thikë, u gjet në makinën e të dyshuarit.

Mësohet se në të kaluarën, 33-vjeçarja kishte denoncuar disa herë sjelljen e dhunshme të partnerit të saj pranë karabinierëve, por më pas kishte tërhequr ankesat.

Scroll to Top