Ngjarja në “Komunën e Parisit”/ Policia: 41-vjeçari me precedent të mëparshëm
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku u vra me thikë kuzhinieri Indrit Ismaillari.
Autori i krimit është identifikuar si Filip Shehu, 41 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin lokal me viktimën.
Njoftimi i policisë bën me dije se Shehu qëlloi me thikë kolegun e tij pas një konflikti për motive të dobëta, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vendngjarje.
Policia njofton gjithashtu se autori është person me precedentë të mëparshëm penal për veprën “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
