Tragjedi në Kepin e Gjelbër: Autobusi ra në humnerë, 25 viktima

Tragjedi në Kepin e Gjelbër: Autobusi ra në humnerë, 25 viktima të raportuara

Të paktën 25 persona humbën jetën në një aksident të rëndë në Kepin e Gjelbër, ku një autobus me rreth 35 pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një greminë në ishullin Fogo.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje. Autobusi ra nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Shumica e viktimave vdiqën në vendin e ngjarjes.

Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve Inforpress, një pjesë e konsiderueshme e pasagjerëve ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ekskursioni ishte organizuar privatësisht nga drejtuesi i autobusit, i cili gjithashtu rezulton mes viktimave.

Presidenti i Kepit të Gjelbër, José Maria Pereira Neves, e cilësoi aksidentin si një “katastrofë të madhe”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por ende nuk është përcaktuar shkaku që bëri autobusin të dilte nga rruga dhe të përfundonte në humnerë.

Scroll to Top