Autori jep detaje për vrasjen e turistit me thikë në Berat
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berat, ku një 63-vjeçar, i njohur si Kristo Mema (ose Kontandin Hoxha), ka vrarë me thikë një turist. Konflikti raportohet se nisi pasi viktima, Kelihoxha, preku kalin e autorit, pavarësisht paralajmërimit të këtij të fundit.
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot!” – mësohet t’i ketë thënë autori viktimës, duke shtuar se viktima nuk iu bind dhe vazhdoi ta prekë atë. Sipas dëshmisë së autorit, pas mosmarrëveshjes fillestare, viktima e ofendoi rëndë, gjë që shkaktoi acarim tek Mema.
I acaruar, Mema nxori një armë të ftohtë dhe e qëlloi viktimën për vdekje. Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes. “Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, ka thënë ai, pasi u kap pas disa orësh arrati.
