Vrasje tragjike në Durrës: Bir vret babanë

Babai vritet nga i biri, pasi nuk i pranonte problemet mendore të djalit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar, Marjan Kodheli, ka vrarë babain e tij 69-vjeçar duke e goditur me thikë buke. Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas të dhënave, babai i tij kishte deklaruar më parë në spital se djali nuk kishte probleme mendore dhe nuk kishte nevojë për kurim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se familjarët kanë dëshmuar se 25-vjeçari kishte shkuar në spital për t’u vizituar rreth dy vjet më parë. Mjekja i kishte rekomanduar një vizitë te një psikiatër për të vlerësuar gjendjen e tij mendore, por ai dhe familja e tij nuk e kishin pranuar, duke pretenduar se nuk kishte probleme me shëndetin mendor.

Në fshat, familja njihet si e qetë dhe pa probleme, por djali kishte emigruar jashtë vendit që në moshë të re.

Scroll to Top