Vrasje me thikë në Francë: Ish-partneri shqiptar në kërkim

Vritet me thikë një e re në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

Vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje në Mulhouse të Francës, ngjarje e cila ndodhi të shtunën, më 22 tetor.

Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i viktimës, një shtetas shqiptar.

Viktima, një grua 33-vjeçare, e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse, u sulmua me thikë. Sipas zhvillimeve të fundit në hetim, ajo jetonte prej tre vitesh me të dyshuarin, por ishin ndarë së fundmi.

Zyra e prokurorit të Mulhouse bëri të ditur se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport pranë policisë.

Mediat gjithashtu raportojnë se autopsia e viktimës do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg. Është hapur një hetim për vrasje.

Scroll to Top