KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu. Njoftimi u bë të mërkurën, më 29 tetor.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz. Ky vendim u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga ish-gjyqtari Shehu, të cilin e ka marrë në dhomë këshillimi.

Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë.

Gjyqtari Besnik Shehu ishte shkarkuar nga detyra më 6 prill 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për shkak të deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe për një bilanc negativ të konsiderueshëm.

Hetimi administrativ ndaj këtij subjekti të rivlerësimit u fokusua vetëm te kriteri i pasurisë. U konkludua se hetimi për figurën dhe profesionalizmin nuk do të ndryshonte rezultatin përfundimtar të çështjes.

Besnik Shehu e filloi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka shërbyer si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për më shumë se dy dekada.

Scroll to Top