Tension & kartonë të kuq: Ndeshja Kastrioti-Skënderbeu ndërpritet

VIDEO/ Tension në ndeshjen Kastrioti-Skënderbeu, arbitri tregon kartonë të kuq ndërsa lojtarët e Skënderbeut konfrontohen me njëri-tjetrin

Një konflikt shpërtheu gjatë ndeshjes mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Në minutën e 60-të të takimit, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr, duke bërë që loja të ndalet për rreth 3 minuta.

Arbitri arriti të qetësojë situatën duke shpërndarë kartonë për lojtarë nga të dyja ekipet. Erjon Bylykbashi i tregoi karton të verdhë portierit Alia dhe Klevis Shaqes. Shaqja u detyrua të largohej nga loja me karton të kuq, pasi kishte marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 50-të.

Nga skuadra e Kastriotit, kartonë të verdhë morën Kapllani dhe Kacbufi.

Në momentin që Shaqja po largohej nga fusha, dy lojtarë të Skënderbeut, Vangjeli dhe Dumfur, u konfrontuan mes tyre.

( PANORAMASPORT.AL )

Scroll to Top