Sulme Ruse në Ukrainë: 3 të Vdekur, 21 të Plagosur

Nuk ndalen sulmet ajrore ruse në Ukrainë, 3 të vdekur, 21 të plagosur

Tre persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse në rajonet e Khersonit, Donetskut, Sumit, Kharkivit, Kievit dhe Zaporizhias. Ky informacion bëhet i ditur nga autoritetet lokale, të cituara nga agjencia Ukrainska Pravda.

Në rajonin e Khersonit, forcat ruse sulmuan infrastrukturën, duke shkaktuar plagosjen e 12 personave, mes tyre edhe dy fëmijë.

Në rajonin e Donetsk, dy banorë të Druzhkivka dhe Kryvyi Rih humbën jetën. Shtatë persona të tjerë raportohet të jenë plagosur.

Në rajonin e Sumy, rusët kanë përdorur bomba ajrore, dronë, artileri, mortaja dhe granatahedhës. Një burrë vdiq në komunitetin e Yunakivskës.

Trembëdhjetë persona u plagosën në rajonin e Zaporizhia.

Scroll to Top