Burg për vrasje dhe tjetërsim pronash në Durrës

Vrasja e Edmir Bregut: GJKKO lë në burg “Rrumin” dhe vëllain e deputetit të PS

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi”. E njëjta masë u konfirmua edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të tre të dyshuar për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në seancën e së enjtes, para Apelit të GJKKO u paraqit gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Edhe për të, gjykata vendosi të ruajë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas hetimeve, Enea Kume dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës. Ai akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me Aldo Avdylin dhe persona të tjerë.

Scroll to Top