Rusia godet termocentralin në Ukrainë, Zelensky: Raketat vranë dy persona, plagosën disa të tjerë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ruse kanë goditur termocentralin Sloviansk “disa orë më parë”. Sipas tij, dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmi me raketa, të cilin e cilësoi si “terror”.
Zelenskyu shtoi: “Njerëzit normalë nuk luftojnë kështu dhe bota duhet të reagojë në mënyrë të përshtatshme ndaj kësaj lufte ruse.”
Autoritetet rajonale raportuan se Sloviansk u godit edhe herët këtë mëngjes. Forcat ruse shënjestruan ndërtesa shumëkatëshe, një kafene, një zyrë postare dhe një strukturë infrastrukturore. Tre persona u vranë, thanë zyrtarët vendas.
