Aeroporti Ndërkombëtar i Vilniusit ka pezulluar sërish fluturimet për shkak të pranisë së “objekteve të paidentifikuara” në hapësirën ajrore.
Sipas informacioneve, aeroporti u mbyll për rreth tre orë, duke filluar nga ora 8:10 të mbrëmjes sipas kohës lokale, për shkak të balonave me ajër të nxehtë që fluturonin drejt Vilniusit.
Një fluturim i planifikuar nga Dyseldorfi për në kryeqytetin lituanez u devijua drejt Rigës.
Kujtojmë se më 29 tetor, qeveria lituaneze vendosi të mbyllë kufirin me Bjellorusinë për një muaj. Kjo masë erdhi pas rritjes së shkeljeve të hapësirës ajrore të vendit nga balonat që transportonin mallra kontrabandë nga Bjellorusia. Këto shkelje kanë rezultuar në mbylljen e aeroportit të Vilniusit katër herë dhe të aeroportit të Kaunasit një herë.
