Parashikimi i motit për ditën e premte
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, të cilat do të alternohen me vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në zonat malore në jug, nga orët e mesditës.
Pritet prezencë reshjeve të shiut me intensitet të ulët, kryesisht me karakter lokal në zonat malore në jug të territorit gjatë orëve të mesditës dhe pasdite.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.
