Ndërpritet seanca për Veliajn, presidenti Begaj ankohet për pezullimin e zgjedhjeve
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt, i cili kërkonte shpalljen antikushtetues të shkarkimit të tij nga kryeministri Edi Rama dhe anulimin e datës së zgjedhjeve të shpallura nga presidenti Bajram Begaj, është ndërprerë.
Shkak është bërë një kërkesë e presidentit Bajram Begaj, i cili pretendon se Gjykata Kushtetuese ka gabuar duke anuluar dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor. Sipas Begajt, pezullimi i dekretit për zgjedhjet u bë pa u shqyrtuar më parë dokumentet dhe arsyetimi i presidentit, gjë që cënon parimin e një procesi të rregullt.
Pas kërkesës së avokatëve të presidencës, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e presidentit.
