Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit. Bëhet fjalë për Alti Nallbatin, Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun. Këta persona akuzohen se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte nën masë arresti shtëpie. Ata dyshohet se e kanë keqtrajtuar viktimën në banesën e njërit prej tyre.
Policia e Devollit po vijon hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa aksioni policor po finalizohet sot.
Njëri nga personat e shoqëruar është Alti Nallbati, vëllai i deputetit Bledion Nallbati. Trajan Çeliku rezulton të jetë një person i njohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një ngjarje ku mbeti i plagosur me thikë.
