Kongresmeni meksikan Sensayen Escobar, anëtar i partisë në pushtet MORENA, u gjet i vdekur në makinën e tij në shtetin juglindor të Veracruz. Ai kishte një plagë nga arma e zjarrit në kokë.
Escobar, ish-ministër i Arsimit në Veracruz, 42 vjeç, u zgjodh deputet në dhomën e ulët të parlamentit meksikan në shtator 2024.
Pas hetimeve, zyra e prokurorit federal ka njoftuar se politikani nuk është vrarë, por ka kryer vetëvrasje. Një armë u gjet pranë tij në automjet. Ngjarja ndodhi në Veracruz, një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku aktiviteti i grupeve kriminale dhe trafiku i drogës kanë shkaktuar një numër të lartë vrasjesh.
Megjithatë, skenari i vrasjes nuk është përjashtuar plotësisht dhe autoritetet po vijojnë shqyrtimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas mediave meksikane, një nga elementët që ka ndikuar në përfundimin e prokurorisë është fakti se makina e Escobar u gjet e parkuar në anë të rrugës, pa shenja dëmtimi dhe me dyert e mbyllura.
Sensayen Escobar kishte shërbyer si ministër i Arsimit në Veracruz nga viti 2018 deri në vitin 2021. Në vitin 2024 u zgjodh deputet në dhomën e ulët të Kongresit meksikan, duke përfaqësuar partinë MORENA.
