Alpinistë humbin jetën nga orteku në Tirolin e Jugut

Itali, 3 alpinistë gjermanë humbin jetën në një ortek në Tirolin e Jugut

Tre shtetas gjermanë kanë humbur jetën pasditen e së shtunës, si pasojë e një orteku në zonën e Ortles, pranë Cima Vertana, në Tirolin e Jugut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, ku në aksident u përfshi një grup prej pesë alpinistësh gjermanë me ski. Deri më tani janë raportuar tre viktima.

Operacionet për kërkim-shpëtimin janë duke vazhduar, të koordinuara nga Stacioni i Shpëtimit Malor Solda, me mbështetjen e stacioneve fqinje të Shpëtimit Alpin, shërbimit të shpëtimit malor Guardia di Finanza, shërbimit të shpëtimit me helikopter dhe zjarrfikësve në luginë.

Scroll to Top