Çelsi ngrihet sërish në zonën Champions pas fitores në derbi ndaj Totenhemit
Çelsi ka siguruar tre pikë me vlerë të madhe përballë një rivali të drejtpërdrejtë për zonën e Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Enco Mareska triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Totenhemit, duke iu bashkuar kështu Totenhemit në kuotën e 17 pikëve.
Të kaltërve londinezë u ka mjaftuar goli i shënuar nga Zhoao Pedro në pjesën e parë të takimit, një sfidë e luftuar fort mes dy skuadrave, në një derbi që si gjithmonë zhvillohet me shumë tension.
Me këtë fitore, Çelsi u ngjit përkohësisht në vendin e katërt në renditje, me pikë të barabarta me Totenhemin. Ky rezultat tregon se skuadra ka gjetur stabilitet në rezultate pas një fillimi të vështirë sezoni.
