Zgjedhjet Lokale Maqedoni: BDI Denoncon Blerje Masive të Votave

Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut: Kutitë e Votimit të Mbyllura, BDI Denoncon Blerje Masive të Votave

Në orën 19:00 u mbyllën kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore të raundit të dytë.

“Pamë blerje masive të votave, asfalte elektorale, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit,” – deklaroi Ademi, duke shtuar se këto dukuri dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve te institucionet e vendit.

Ademi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend. “Me përfundimin e këtij procesi zgjedhor, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për çdo qytetare dhe qytetar që dha kontributin e tij demokratik, dhe në mënyrë të veçantë për mërgatën tonë, e cila edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtim ndaj vendlindjes,” – tha ai.

Ai theksoi se procesi zgjedhor ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe se përkushtimi ndaj interesit të përbashkët duhet të jetë udhërrëfyes për të gjitha forcat politike në vend.

Scroll to Top