Zjarr në Meksikë: 23 viktima, përfshirë fëmijë

Tym dhe flakë: Dalin pamjet nga shpërthimi i zjarrit në një dyqan në Meksikë (VIDEO)

Të paktën 23 persona, përfshirë dhe fëmijë, humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën për shkak të një zjarri që shpërtheu në një dyqan në qytetin verior Hermosillo të Meksikës, njoftoi guvernatori i shtetit Sonora, Alfonso Durazo.

Zjarri shpërtheu në një dyqan të “Waldo’s”, në kryeqytetin e shtetit Sonora, ndërsa në pamjet e publikuara në media shihet shtëllunga e tymit që del nga godina.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, shprehu ngushëllimet e saj përmes një postimi, duke thënë: “Dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të personave që humbën jetën në këtë zjarr.” Ajo shtoi se ka urdhëruar ministren e Brendshme, Rosa Isela Rodríguez, të dërgojë një ekip mbështetjeje për të ndihmuar familjet dhe të plagosurit.

Sekretariati i Sigurisë Publike i Sonorës njoftoi në platformën X se zjarri nuk ishte shkaktuar nga zjarrvënie apo ndonjë veprim i qëllimshëm, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet.

Scroll to Top