Tare: Fitore, Leao, sulmuesit e Milanit dhe Roma

Tare: Leao tërheq fitore kur është në formë, unë fitova derbin që kishte rëndësi

Igli Tare ka folur për “DAZN” pak minuta para fillimit të duelit mes Milanit dhe Romës, duke u shprehur lidhur me pika të ndryshme të kësaj ndeshje, ndarjen nga jeta të Xhovani Galeones, si dhe situatën që po kalojnë sulmuesit e kuqezinjve.

I pyetur nëse kjo ndeshje i ngjan një derbi, Tare ka deklaruar: “Unë kam parë mjaftueshëm derbi dhe fitova atë që kishte rëndësi më 26 maj. Duhet të mendojmë vetëm si të fitojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Nëse fitojmë, do të arrijmë ekipet e para në tabelë dhe duhet të qëndrojmë pozitivë.”

Lidhur me lojtarët e rinj, ai është shprehur:

  • “Nkunku ka luajtur si qendërsulmues për 72% të karrierës së tij, ai e bën mirë dhe gjithashtu mund të luajë me shpinë nga porta. Do ta shohim me Leaon, ata dinë të kombinohen mirë.”
  • “Himenez po kalon një moment jo të mirë, por ai ka besimin e klubit dhe stafit. Ne shohim përpara, këto gjëra janë pjesë e lojës.”

Duke u ndalur te situata e Leaos, Tare ka shtuar: “Më duket një djalë i mbarë. Nga jashtë ai të jep një ide tjetër, por kemi folur shumë dhe kur është në formë, të bën të fitosh ndeshjet. Na premtoi se do të luajë një ndeshje të madhe sonte.”

Scroll to Top