Kristjan Asllani, statusi te Torino dhe sqarimi i trajnerit

Kristjan Asllani nuk është më titullar te Torino. Të paktën kështu duket në ndeshjet e fundit, ku mesfushori shqiptar nuk ka qenë në formacionin titullar kundër Bolonjës dhe Pizës. Nëse në sfidën e mesjavës ai luajti vetëm pak minuta, sot nuk u aktivizua fare në duelin kundër Pizës, që u mbyll në barazim 2-2.

Pas ndeshjes, trajneri Marko Baroni ka shpjeguar për mediat arsyen pse Iliç u preferua para mesfushorit shqiptar në formacion. “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë, është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve. Ai që shoh më mirë, ai luan. Iliç ka bërë dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani është i fortë dhe e deshëm vetë. Ai ka ardhur këtu pas tre viteve ku nuk bënte ndeshje radhazi, ndërsa tani ka bërë 10 ndeshje në dy muaj. Sipas mendimit tim, duhet të bëhen të gjithë titullarë, nuk përballohet sezoni me 12 lojtarë,” tha trajneri i Torinos.

Scroll to Top