Masa e ‘detyrim paraqitje’, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e radhës e kreut të Partisë Demokratike pranë SPAK-ut, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij, të cilët janë mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut. Në protestë janë të pranishme edhe figura të Partisë Demokratike.
